Nga pistoletat tek mashtrimi me shtatzëninë, mediat kosovare: Fjolla Morina ‘banorja’ më e re e Kukësit, ja ku do qëndrojë këngëtarja

Këngëtarja Fjolla Morina është e detyruar të qëndrojë në Kukës pasi Gjykata i dha arrest shtëpie.

Ajo u kap më 19 shtator në Pikën Kufitare të Morinës, me një armë zjarri pistoletë, një tjetër tip çakmaku dhe 23 fishekë.

Ditën e djeshme këngëtaren e shoqëroi dhe skandali se kishte gënjyer për shtatëzaninë teksa gjinekologu që kishte bashkëpunuar në mashtrim u arratis për në Kosovë.

Mediat kosovare kanë ‘kryqëzuar’ këngëtaren duke e cilësuar si banorja më e re Kukësit. Ato zbulojnë se Morina do të jetojë për pak kohë në një apartament me qera afër Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi