1.5 C
Tirana

“Nga këtu Toka duket e përsosur”, realizohet udhëtimi i parë turistik privat në hapësirë

Më datë:

Për herë të parë është realizuar udhëtimi turistik në hapësirë nga një kompani private, ajo SpaceX e miliarderit Elon Musk.

Udhëtarët kanë qenë një miliarder dhe një inxhiniere, të cilët kanë qenë pjesë e një shëtitje në hapësirë.

Jared Isaacman dhe Sarah Gillis dolën nga anija kozmike SpaceX duke qëndruar në hapësirë për të parë planetin Tokë. Ata dolën veçmas nga anija kozmike me një diferencë kohore 15 minuta nga njëri-tjetri, sigurisht të veshur me kostumet e austronautëve të dizejnuara posaçërisht.

“Në shtëpitë tona kemi secili shumë punë për të bërë, por nga këtu Toka duket një botë e përsosur”, tha Jared Isaacman pasi doli nga anija kozmike dhe qëndronte në hapësirë.

Imazhet u transmetuan drejtpërdrejt duke treguar të dy udhëtarët që kishin paguar për këtë aventurë, duke dalë në hapësirë.

“Është vërtetë emocionuese dhe mendoj se tregon që SpaceX nuk ka frikë t’i bëjë gjërat në një mënyrë tjetër”, tha Isaacman për BBC.

Ky është udhëtimi i parë turistik në hapësirë i realizuar nga një kompani private.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një...

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi...