Nga Inter i Mancini tek Barcelona e Messi, Rey Manaj një histori huazimesh pafund por tani është gati për hapin e madh

Mjaftuan pak minuta si titullarë tek Barcelona për ti dhënë të ardhmes së tij një tjetër rrjedhë. Rey Manaj po përjeton një verë të nxehtë, një moment magjik që as që e kishte imagjinuar. “Tripleta” e tij me Barçën bëri xhiron në mediat europiane, rriti shumë kuotat e tij në tregun e tranasferimeve, aq sa sot kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milion euro. Kjo shifër ka vendosur në siklet edhe vetë drejtuesit e Barcelonës, ky është momenti i duhur për të përfituar diçka nga kartoni i tij i cili i kushtojë vetëm 700 mijë euro.

Emri i Manaj po lakohet shumë edhe në Serie A, fundja nuk është një emër i panjohur, pasi sulmuesi kuqezi është rritur në Itali, provoi në çdo formë të linte gjurmë por në fund arriti ta bënte diçka tillë vetëm në moshën 24 vjeçare dhe me fanellën blaugrana. Manaj preku kulmin e tij në Itali ku u transferua tek Inter në 2015, në atë kohë zikaltërit drejtoheshin nga Roberto Mancini por tekniku azzurr nuk i dha asnjë mundësi të linte gjurmë me ekipin e parë.

Që nga ajo periudhë Manaj nisi një histori të gjatë huazimesh duke kaluar në ekipe si Pescara, Pisa, Granada për tu transferuar më pas tek Albacete dhe së fundmi tek Barcelona. Me ekipin e dytë bluagrana ishte pike referimi në majën e sulmit ndërsa këtë verë provoi dhe shijen e ekipit të parë, debutimi historik u kthye në një ëndërr të madhe duke realizuar katër gola në dy miqësorë. Sot emri i Manaj lidhet sërish me një rikthim në Serie A, ku Sassulo kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit kuqezi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi