Nga gjoba në premio, në Shkodër rikthehen të festojnë, kreu i klasifikimit sjell qetësi tek Vllaznia

Vllaznia rikthehet shumë shpejt aty ku ishte, aty ku të gjithë në Shkodër dëshirojnë ta shohin, në krye të klasifikimit.

Më në fund pas 6 ndeshje radhazi ku nuk e provonin shijen fitores, ekipi i Brdaric e bën diçka të tillë atëherë kur shumë pak e prisnin, në shtesë në minutën e 92-të, në transfertë përballë Kastriotit.

Festa e stafit dhe lojtarëve ishte e madhe, ky ishte një trepikësh me një peshë të jashtëzakonshme, jo vetëm sa i përket tabelës por ishte shumë i rëndësishëm edhe në aspektin psikologjik, një fitore që erdhi pas një periudhë ku u vendos gjithçka në dyshim, nga projekti i ri i donatorit dhe deri tek e ardhmja e trajnerit Brdaric.

Nga gjoba në premio, situata ndryshojë shpejt edhe në këtë aspekt ku pas fitores kundër Kastriotit, drejtuesit e klubit vendosën të shpërndajnë një shumë prej 10 milion lekësh të vjetra: “Ishte një fitore shumë rëndësishme.

Jam i lumtur për fitoren ndaj një kundërshtari të fortë si Kastrioti. Duhej që skuadra të reagonte dhe ia dolëm”, u shpreh Brdaric pas ndeshjes.

Tani tekniku gjerman dhe stafi i tij kanë në dispozicion dy javë për tu rikthyer në gjendjen e duhur fizike, për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar dhe për të përgatitur si duhet përballjen direkte kundër Partizanit me 3 prill.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi