Nga 2020-ta nuk ka më sportele që ofrojnë shërbime, Rama: Të shmangim kanalet e ryshfetit dhe radhët e gjata

Në vitin 2020 do të mbyllen të gjitha sportelet që ofrojnë shërbim për qytetarët. Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me gazetarët.

Në një prononcim për mediat pak pas mbledhjes së qeverisë në Golem, Rama tha se këto shërbime do të ofrohen online, për të shmangur kështu radhët e gjata, apo dhe ryshfetet.

“Kemi nisur procedurën për aeroportin e Vlorës, shumë shpejt do të shpallet procedura për zonën e Divjakës. Shumë shpejt do të shpallet procedura për rrugën Thumanë-Kashar-Rrogozhinë. Po punohet dhe shpejt do të shpallet procedura për tunelin e Llogarasë. Një vepër tjetër kjo publike e rëndësishme, Shëngjin-Velipoja. Vepra të rëndësishme, por mund të rrimë këtu deri pas darke, nëse do t’i përmendim. Por tani mësova se keni shume ore qe prisni, se mund tu kisha thënë te iknit. Shpejt do të kalojmë në Parlament ligjin e ri për tokën. Do u japim zgjidhje të gjitha rasteve ku nuk ka funksionuar ligji 7501. Do i japi përgjigje përfundimtare kësaj çështje, dhe regjistrimi i tokës bujqësore mbi bazën e 7501-shit. Kemi një tjetër prioritet të rëndësishme, shërbimet online. Prioritete që do të fillojnë të hyjë me një proces konkretizues me një numër shërbimesh. Qytetarët s’do të kenë të mundur më që të shkojnë në sportele. Do t’i bëjnë online. Këto shërbime do të nisin në një masë të konsiderueshme. Në 2020 do të mbyllim sportelet, do të mbyllim kanalet e ryshfetit, të radhëve, torturës së njerëzve duke pritur.”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi