Neymar rikthehet në Francë, vazhdon rikuperimin nga dëmtimi

Futbollisti brazilian, Neymar, ka mbërritur në Francë për të vazhduar me rikuperimin e tij nga dëmtimi i këmbës që e la jashtë fushës së blertë për disa muaj.

Pas aterimit në aeroportin e Parisit, Le Bourget, mesditen e së premtes, Neymar vazhdoi drejtë shtëpisë së ti, në paralagjen e kryeqytetit francez.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain rikuperohej në Brazil nga një operacion të kockës metatarsale në këmbën e djathtë, të cilit iu nënshtrua në muajin mars.

Megjithatë, braziliani shpreson të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm të shfaqet në Kampionatin Botëror që këtë verë do të mbahet në Rusi.

Një javë më parë, mjeku i kombëtares së Brazilit në futboll, Rodrigo Lasmar tha se Neymar po bën gjithçka për të arritur gjendjen optimale fizike dhe për t’u rikuperuar nga lëndimi.

Neymar përfundoi sezonin më 25 shkurt, kur e theu kockën metatarsale të këmbës së tij të djathtë, në një ndeshje të ligës kundër Olympique Marseille./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi