“Nevojitet koordinim mbi çështjet që ndërlidhen me arabët”

Mbreti i Jordanisë Abdulah II sot përmes telefonit ka biseduar me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.
Në njoftimin e Kabinetit të mbretit jordanez theksohet se dy zyrtarët biseduan për çështjen palestineze si dhe për tema tjera rajonale.

Bëhet e ditur se mbreti jordanez Abdulah II gjatë bisedës tha se nevojitet që të intensifikohen përpjekjet dhe të merret qëndrim i përbashkët i vendeve arabe për të mbrojtur të drejtat e palestinezëve, muslimanëve dhe të krishterëve në Kuds.

Ai theksoi se nevojitet të ofrohet mbështetje ndaj përpjekjeve të palestinezëve me qëllim të formimit të shtetit të pavarur të Palestinës me Kudsin Lindor si kryeqytet të saj.

Mbreti jordanez Abdulah II dhe el-Sisi po ashtu u dakorduan se nevojitet që të vazhdohet me koordinimin dhe konsultimet lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me vendet arabe./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi