“Nesër përfshijmë dhe Lezhën në gjendjen e jashtëzakonshme”, Rama: Sprovë që tundi tokën shqiptare, na këputi në shpirt e trup

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në Lezhë ku ka parë nga afër situatën në disa pallate e objekte të dëmtuara nga tërmeti.

Rama ka deklaruar se nesër Lezha do të përfshihet në perimetrin e statusit të veçantë të gjendjes së jashtëzakonshme. Ai shkruan se kjo që na ka rënë në kurriz është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup.

“Lezhë – Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore!
PËRSËRIS LUTJEN PËR DURIM?
Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet!
KJO ËSHTË SPROVË QË TUNDI TOKËN SHQIPTARE dhe na këputi në shpirt e në trup!
Prandaj GISHTIN KOKËS TË GJITHË SË BASHKU dhe O IA DALIM BASHKË O HAJËR NUK BËJMË më kurrë!”, shkruan kreu i qeverisë me hashtagun #TiNukDoJeshKurrëVetëm?????.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi