Nëse s’keni hyrë prej 2 vjetësh në llogarinë tuaj të Google, rrezikoni t’ju fshihet

Google ka njoftuar se do të fshijë të gjitha llogaritë jo aktive si dhe përmbajtjen e tyre nëse nuk keni hyrë në to për 2 vjet.

Kjo përfshin gjithçka të ruajtur në Gmail, Docs, Drive, Meet, Calendar dhe Google Photos. Gjigandi i teknologjisë po përditëson politikat për llogaritë jo aktive në mënyrë që të përmirësojë sigurinë.

“Nëse një llogari nuk është përdorur për një periudhë të caktuar kohe, ka shumë gjasa që të cenohen. Kjo sepse llogaritë e harruara ose të papërdorura shpesh kanë fjalëkalime të vjetra ose të ricikluara që mund të jenë hakeruar, nuk kanë elemente sigurie shtesë dhe marrin më pak kontrolle sigurie nga përdoruesi”,  u shpreh zv/presidentja e menaxhimit të produktit të kompanisë teknologjike.

Llogaritë e braktisura kanë të paktën 10 herë më pak gjasa se sa ato aktive të kenë verifikimin e dyfishtë dhe kjo i bën të cenueshme. Kur një llogari hakerohet, mund të përdoret për gjithçka, nga vjedhja e identitetit te përmbajtjet dashakeqëse ose të padëshiruara.

Politika e re do të prekë vetëm llogaritë personale dhe jo të shkollave ose bizneseve. Përditësimi supozohet që të limitojë edhe kohën kur Google mund të përdorë informacionin tuaj personal.

Nëse keni një llogari shtesë në Google tek e cila ruani materiale personale, do bënit mirë ta ‘shpluhurosnit’ për të mos i humbur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi