14.5 C
Tirana

“Nëse shqiptarët votojnë nesër, Rama ikën”, Duma: Reforma zgjedhore s’mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral

Më datë:

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi se reforma zgjedhore nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Duma ngriti shqetësimin se në politikë dhe jo vetëm, mungon konkurrenca, e cila sipas saj po varfëron njerëzit.

Sipas saj nëse neser do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme në vend, padyshim që qytetarët do të votonin kundër kryeministrit Edi Rama.

“Reforma nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. Propozimet për kodin zgjedhor janë të domosdoshme. Bërja me dije strukturave, apo qytetarëve, është një proces i domosdoshëm. Kam menduar dhe mendoj se reforma zgjedhore nuk mund të jetë riparim burokratik i kodit elektoral. Liria e votës së lirë nuk është vetëm potencë në letër. Unë vijoj të besoj se në politikën shqiptare duhet të rritet konkurrenca. Duhet t’i jepet mundësi sistemit të frymëzojë. Sado të diskutohet, një gjë është e sigurt se sot mungon; konkurrenca. A është e nevojshme të themi se çfarë ndodh brenda partive? Jo! E dinë të gjithë shqiptarët. Problemi në Shqipëri është se politika duket sikur punon për politikën, por ajo punon për ekonominë. Nëse nuk e çojmë ujin tek konkurrenca, te përfshirja në politikë, kjo e bën shoqërinë që të motivohet dhe të prodhojë. Të prodhojnë në politikë dhe në ekonomi më pas. Zhdukja e konkurrencën në çdo qelizë, është duke varfëruar Shqipërinë. Njerëzit që do të votojnë padyshim që e rrëzojnë Edi Ramën. Sot politika është e mbyllur, këtu po bëhen interesa dhe afera të mbyllura. Ne themi PPP, por këto janë hajdutëri, janë tendera të negociuara. Ato janë vjedhje, s’kanë as emrin e vet. Nëse shqiptarët sot votojnë, do të votonin kundër kësaj qeveri. Ajo që i duhet politikës shqiptare është që njerëzit të vet prodhojnë. Reforma elektorale duhet të jetë frymëzuese. Ne duhet të hyjmë në këto zgjedhje për t’i fituar ato.”, tha Duma.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqtarja e “Kushtetueses”, Elsa Toska jep dorëheqjen

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen...

Presidenti Begaj pret ambasadorët e Çekisë dhe Hungarisë, takime me Vacek dhe Kasnyik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Vala e motit të keq përfshin veriun e Italisë

Vorbulla ciklonike Boris që shkaktoi përmbytje të fuqishme në...