Negociatat, Gjermania ende pa vendim për Shqipërinë

Gjermania ende nuk ka konkluduar në një vendim nëse do të japë votë pro apo kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë në fund të qershorit.

Por Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange, tha se reforma në drejtësi do jetë kyçe në këtë vendimmarrje.

Christian Lange: Sot ende nuk mund tu jap një përgjigje lidhur me vendimin që do marrë qeveria federale në këtë drejtim.Por ajo që mund tu them është se progresi në reformën e drejtësië, përshpejtimi i reformave në procesin e drejtësisë është një nga hapat e rëndësishme që do të kenë ndikim në këtë vendimmarrje dhe siç jeni të informuar ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe të shteteve. Patjetër që edhe shtete të tjera anëtare do të hedhin vështrimin nga sistemi i drejtësisë të Shqipërisë. Sistemi i drejtësisë është i rëndësishëm edhe për ne, ka një rëndësi të madhe, kjo është arsyeja që unë kam ardhur sot.

Kur na ndajnë vetëm 2 javë nga vendimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane, ai tha se Gjermania do të ketë vendimin e saj brenda afateve kohore.

Christian Lange: Ne do ta marrim vendimin tonë në kohë, vendim që do merret para mbledhjes së Këshillit Europian. Çështja e zhvillimeve në fushën e drejtësisë do të luajë një rol të rëndësishëm.  Sistemi i drejtësisë është çelësi për një zhvillim ekonomik. Një shtet i së drejtës që funksionon është dhe baza për funksionimin e ekonomisë dhe biznesit. Pa shtetin e së drejtës nuk mund të ketë atraktivitet për investitorët.

Duke komentuar mesazhet e dy ditëve më parë të zv/kryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave dhe se Tahiri është peshk i madh dhe Xhafaj duhet të largohet, Christian Lange tha se është i surprizuar nga kolegu i tij.

Christian Lange: E kam dëgjuar deklaratën e kolegut Ëadephul dhe mund tu them që Gjermania nuk e ka traditë të mbajë qëndrim mbi çështje të politikës së brendshme prandaj edhe kjo gjë më ka surprizuar. Nuk është praktikë e zakonshme e Gjermanisë të mbajë qëndrime për politikat e brendshme të shteteve.

Të njëjtin qëndrim ai ndau dhe kur u pyet nëse çështja Tahiri është kusht i Gjermanisë për negociatat.

Christian Lange: Nuk është e zakonshme që raste të veçanta të kthehen kusht për projekte europiane, më shumë nuk kam çfarë tu them./Ora News.tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi