Negociatat, Balla: Duhet qasje e re, gjithçka synojmë të kryejmë në bashkëpunim me opozitën! Momenti për të çuar përpara reformat

Kreu i Grupit të PS taulant Balla, në një komunikim për mediat tha se nesër në Parlament do të ketë një rezolutë të rëndësishme.

I ndalur edhe të çështjet e diskutuara në mbledhjet e grupit të PS, Balla u shpreh se në mbledhje u fol për fillimin e bisedimeve për anëtarësimit.

“Grupi i PS do të marrë të gjitha përgjegjësitë.

Kjo fazë e re kërkon një qasje të re dhe përgjegjësi të reja. Gjithçka synojmë ta kryejmë në bashkëpunim me opozitën sepse duhet të kuptojmë që gjithë përfshirja është e domosdoshme.

Synojmë përmes dialogut dhe bashkëveprimit të çojmë përpara reformat të tjera të rëndësishme”, tha ai duke shtuar: Natyrshëm që këtij institucioni parlamentar po i vjen fundi dhe janë edhe dy seanca të tjera.

Nesër në rend ditë do të jetë një rezolutë e rëndësishme që rrallë herë I bie radha të diskutohet, mbi pabazueshmërinë e pretendimeve lidhur me trafikimin e organeve në Shqipëri dhe Kosovë, pretendime të ngritura 11 vite më parë.

Pas më shumë se 11 vite ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e proceseve të zhvilluara, ritheksoj se duhet nënvizuar fakti se kemi të bëjmë me një rast ku janë kryer verifikime,.

Nesër çdo anëtar duhet të jetë në Kuvend do të ishte nder dhe nuk kemi nevojë për sherrnajë.

Rëndësia që ka, heqja e një balte të hedhur padrejtësish kundër luftës së Kosovës është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë.

Rezolutat e tjera më duken pa sens ku 23 vite nga çlirimi ne t’i kthehemi edhe njëherë.

Nesër do t’ju njoh me të gjitha rezolutatat, janë 19 rezoluta dhe deklarata”, tha më tej Taulant Balla.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi