Në Sudan do të hapet Zyrë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Ankara

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ka nënshkruar marrëveshje me Sudanin për të hapur një Zyrë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Khartoum, si dhe disa zyra në terren në Darfur, Nilin e Kaltër, Kordofanin Jugor dhe Sudanin Lindor.

“Ne kemi dëshmuar me admirim këmbënguljen e grave, burrave dhe të rinjve në Sudan në pohimin e të drejtave të tyre njerëzore. Rruga përpara premton të jetë me shumë sfida, por ne jemi të gatshëm të ndihmojmë për të siguruar që të drejtat e njeriut të përshkojnë tranzicionin”, u citua Bachelet në një deklaratë.

Bachelet tha se me këtë “marrëveshje historike”, OHCHR (Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut) do të ofrojë të gjithë mbështetjen e saj për ta bërë tranzicionin e Sudanit të suksesshëm për të drejtat e njeriut të të gjithë sudanezëve.

Ajo shtoi se kjo zyrë synon të mbështesë tranzicionin, veçanërisht në katër fusha kritike, të tilla si luftimi i pabarazisë, reforma ligjore dhe institucionale drejtësia e tranzicionit dhe forcimi i hapjes së hapësirës demokratike dhe civile.

Sudani ka mbetur i kapluar nga trazirat që nga 11 prilli kur selia ushtarake njoftoi “largimin” e presidentit Omar al-Bashir pas disa muaj të protestave popullore kundër qeverisjes së tij 30-vjeçare.

Më 21 gusht, Abdalla Hamdok u bë kryeministri i parë civil i Sudanit që nga viti 1989 kur president Omar al-Bashir rrëzoi Mahdi-n.

Vendi qeveriset nën një marrëveshje për ndarjen e pushtetit midis Këshillit Ushtarak Kalimtar dhe koalicionit opozitar të Forcave të Lirisë dhe Ndryshimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi