Në shtëpinë e heroit, e bija e Agur Vrenozit: Babai im vdiq siç jetoi, duke ndihmuar

 

“Është një vlerësim shumë i denjë për babain. E falenderoj shumë edhe Presidentin”.

 Denisa, vajza e Agur Vrenozit që u vra nga grabitësit e armatosur, ndërsa i vinte në ndihmë pronarit të një pike këmbimi valutor në Fier, thotë se i ati e mbylli jetën ashtu siç kishte jetuar, duke bërë vepra të mira për të tjerët.

“Një person shumë altruist që sakrifikonte gjithçka për ne. Ishte si shok. Kishte një rreth miqësor të madh, shumë shakaxhi dhe me shpirt shumë të madh. Dha jetën për të tjerët”, shprehet Denisa, vajza e Agur Vrenozit.

Denisa, është juriste me profesion dhe kërkon drejtësi për të atin. Por ngushëllimi i vetëm për ndarjen para kohe nga jeta është sakrifica e tij e fundit.

“Unë shpresoj shumë që ta tregoj me kalimin e kohës gjithçka kam trashëguar nga ai, sidomos motra vëllezërit se ata janë shumë të vegjël nuk e kuptojnë shumë, por do ta mbajnë mend babin si hero. Ai vdiq si hero”, thotë Denisa.

“Ishte një njeri i rregullt, korrekt. I respektueshme me shoqërinë. Ishte fatkeqësi shumë e rëndë që nuk di çfarë të them”, thotë një shok i Agur Vrenozit.

Kjo ishte jeta e 54-vjeçarit Agur Vernozi deri atë të premte kur hyri me ndërgjegje të plotë dhe duke goditur me karrige grabitësit u përpoq t’i vinte në ndihmë pronarit të dyqanit që po grabitej.

Aguri lë pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë, të cilëve trashëgim u ka lënë humanizmin e skajshëm deri në sakrificë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi