Në Serbi edhe 6 të vdekur nga COVID-19

Në Serbi, gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, ndërsa 233 të tjerë janë sëmurë, që do të thotë se numri i pacientëve të regjistruar është rritur në 8.275 deri më tani.

Prej dje janë testuar 3,614 persona, nga të cilët 233 kanë qenë pozitivë ndaj koronavirusit.

2,701 persona janë shtruar në spital, ndërsa 85 janë në respiratorë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe gjashtë persona, me çka numri i personave të vdekur deri më tani është rritur në 162, prje tyre 103 burra dhe 59 gra.

Në Serbi janë shëruar 1.209 persona. Nga fillimi i pandemisë, deri më tani janë testuar 67.917 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi