Leva

Gjithnjë sipas të përditshmes gjermane, tani polaku po mendon largimin e tij në fund të sezonit. Lewandowski ka qenë shpesh në merkato, ku shumë klube, si Real Madrid apo PSG kanë shprehur hapur interesimin e tyre për polakun por kanë marrë një “Jo” të prerë si nga klubi ashtu edhe nga vetë lojtari. Situata ka ndryshuar tashmë me Bayern që po mendon për të ardhmen ndërsa Lewandowski mund të shqyrtojë ofertat e shumta që vijojnë të vijnë për të.