Në minutën e fundit “Everything Everywhere All At Once” fiton çmimin Oscar

Fitorja dukej si një përfundim i paramenduar dhe krejtësisht e pabesueshme.

Me shtatë Oscar, komedia e ashtuquajtur e çmendur “Everything Everywhere All At Once” (“Gjithçka, kudo dhe Përnjëherë”) fitoi Oscarin për filmin më të mirë duke u bërë një nga filmat më absurdë që fitoi këtë çmim të madh.

Një përzierje e aksionit, humorit dhe fantashkencës, filmi dukshëm mundi historinë intime të Steven Spielberg “The Fabelmans”, tragjikomedinë “The Banshees of Inisherin” ose “Top Gun: Maverick”.

“Faleminderit Academy. Faleminderit studio A24. Ju e patë të çuditshmen tonë dhe na mbështetët”, tha producenti i filmit Jonathan Wang teksa merrte statujën e artë.

Ky film i pavarur pati një sukses të papritur në kinema, me më shumë se 100 milionë dollarë të ardhura.

Filmi artistik tregon aventurat e Evelyn Wang, një tregtare kinezo-amerikane – e luajtur nga Michelle Yeoh – e pushtuar nga shqetësimet e saj familjare dhe telashet e saj me taksat.

Në mes të rënies së saj të përditshme, ajo zbulon ekzistencën e universeve paralele dhe befas e gjen veten të ngarkuar të shpëtojë njerëzimin nga një forcë e keqe që rezulton të jetë alter egoja e vajzës së saj lezbike dhe në depresion.

Për ta arritur këtë, ajo duhet të eksplorojë pafundësinë e këtij “multiversi”, në mënyrë që të shfrytëzojë fuqitë e jetës së saj alternative.

A mund të ketë qenë ndryshe ekzistenca ime e shurdhër? Dhe nëse po, me çfarë çmimi? Kërkimi i Evelynit më pas kthehet në terapi familjare, e ndërthurur me një ortek skenash ekscentrike.

Ndërkohë, “All Quiet on the Western Front” (”Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”) i Edward Berger fitoi katër Oscar.

Filmi, i bazuar në librin e vitit 1929 të Erich Maria Remarque, tregon tmerrin e Luftës së Parë Botërore nga këndvështrimi i një ushtari të ri.

Rolin kryesor e luan aktori austriak, Felix Kammerer.

Përveç Gjermanisë në listën e kandidaturave për çmimet Oscar u përfshinë gjithashtu, filma si “Corsage” (Austri), “Saint Omer” (Francë) dhe “Bardo: False Chronicle of a Handful of Truths” (Meksikë) apo TAR.

Aktorja malajziane Michelle Yeoh fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë për “Everything Everywhere All At Once”, duke u bërë aktorja e parë me origjinë aziatike që fitoi çmimin në 95 vjet ceremoni.

“Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që duken si unë duke parë sonte, ky është një simbol i shpresës dhe mundësisë”, tha ajo me emocion.

“Është histori në lëvizje”, shtoi ajo.

Aktori amerikan Brendan Fraser fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij si një profesor obez i izoluar në shtëpi në “The Whale”.

Ish-ylli i filmave të suksesshëm në vitet 1990 si “The Mummy”, ai nënshkruan kështu një rikthim spektakolar pasi kishte rënë në harresë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi