Në Mbretërinë e Bashkuar janë shënuar 3.560 raste të reja me Covid-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Britaninë e Madhe është rritur në 33.998, me një rritje prej 384 viktimash në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara në rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 284 vdekje, duke e çuar numrin në 33.998.

Në vend janë shënuar 3.560 raste të reja, duke e rritur bilancin në gjithsej 236.711.

Deri më sot janë testuar 1.663.000 persona.

Ndërkohë, Zyra Kombëtare e Statistikës njoftoi se mes 2 mars dhe 1 maj nga 45.899 vdekje, në azile nga COVID-19 kanë vdekur 12.526.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi