Në Kosovë ​vdes edhe një person me koronavirus , 12 janë në përkujdesje intensive .

Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Suharekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe i cili, përveç Covid-19, kishte edhe probleme kardiake.

Sot me 15/04/2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 53 pacientë me Covid-19, ndërsa janë shëruar 3 pacientë.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste si dhe 5 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.

Nga 53 pacientë të infektuar me Covid 19:

·         39 raste janë në gjendje stabile;

·         12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

·         Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike tre pacientë prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

Mediat e interesuara lidhur me gjendjen e pacientëve të hospitalizuar në Klinikën Infektive, do të mund të marrin informata shtesë çdo ditë në ora 12:30 para Klinikës Infektive nga mjekët e autorizuar.​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi