Në janar Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar se gjatë këtij muaji, ose më së largu në janarin e vitit të ardhshëm, Kosova do të aplikojë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

Sipas tij, nëse ndodh që aplikimi të bëhet gjatë këtyre muajve, atëherë Kosova do të pranohet në këtë institucion për dy vjet.

Hoxhaj këtë e arsyetoi me kryesimin e Këshillit të Europës, që bëhet kryesisht nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Këshilli i Evropës pas BE-së është njëra nga organizatat më të rëndësishme në Evropë, dhe ne jemi të vetmit nga rajoni që nuk jemi pjesë. Janë katër vende që e kanë njohur Kosovën dhe e kryesojnë këshillin”, deklaroi Hoxhaj në mbledhjen e Qeverisë.

“Duhet të tregojmë se kemi institucione stabile, duke bërë progres në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha zv/kryeministri i Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi