NË FACEBOOK… Nga: Luan Sheshi

Plasi keq në facebook,
Lum fotosh, fëmijët pa bukë,
Se kështu e paska Jeta,
Pas Romeos, vdes Zhuljeta…
Të gjithë sy e veshë në rrjet,
Të rinj, të mitur e pridërit vetë,
Me një status shfaqet Ariu,
Shpejt pas tij Dhelpra mbiu…
E ç’nuk shkruajnë e ç’nuk thonë,
“Rri në linjë,kthehen më vonë”…
Gjella në furrë seç u digjet,
Presin peshkun aty të piqet…
Ca me bukë e ca pa bukë,
Bashkë ngopur në facebook…
Por kur kthehen në Botë reale,
Bredhur udhëve pa sandale…

Luan Sheshi: 31 gusht 2018

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi