“Në Elbasan njerëzit blejnë me lista”/ Gazment Bardhi: Pas 8 vitesh dështim, duhet ndryshim!

Drejtuesi i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, është takuar këtë të premte me tregtarët e vegjël të ushqimoreve dhe frutave perimeve të këtij qyteti.

Gjatë këtij takimi, qytetarët i kanë treguar Bardhit vështirësitë që po ndeshen, ku kanë theksuar se shumica e njerëzve dëshirojnë produkte me para borxhe.

Nga krahu tjetër Bardhi theksoi se e “e vetmja mundësi për të dalë nga kjo krizë është ndryshimi më 25 prill.

“Qeveria e PD do të rrisë ndihmën ekonomike, pensionet dhe do të bëjë të mundur që qytetarët të kenë më shumë të ardhura, për të rritur kështu konsumin dhe mirëqenien e tyre.

Kudo banorët shprehen për nevojën për ndryshim dhe se kështu nuk mund te ecet më.

Unë siguroj këdo që PD nuk ka premtime elektorale, por angazhime konkrete të studiuara mirë që do të përmirësojnë menjëherë jetën e njerëzve.”- u shpreh Gazment Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi