Në burg Altin Isaraj. U arrestua me armë pak ditë më parë

Gjykata e Tiranës caktoi mesditën e së hënës masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Isarajin, vëllain e drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraji.

Ai u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi i gjeti në trup pas një kontrolli një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, të cilën 45-vjeçari Isaraj e justifikoi për përdorim personal.

Ndaj tij, prokuroria ka ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.

Avokati i tij, Eno Bushi, pritet ta apelojë këtë vendim, pasi, sipas tij, arma që i është gjetur Isarajit nuk i plotëson kushtet e një arme zjarri./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi