“Në 3 janar do ikni nga hotelet”, banorët e prekur nga tërmeti në grevë urie. Refuzojnë ushqimin

Banorët e Thumanës, të cilat pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit u strehuan në hotelet e Shëngjinit, ditën e sotme kanë refuzuar ushqimin në shenjë proteste. Kjo për shkak të përfaqësues të Bashkisë së Krujës iu kanë komunikuar vendimin se afati i fundit për qëndrimin e tyre në këto hotele është deri më 3 janar, ndërsa më pas banorët do të strehohen nëpër banesa me qira.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se për banorët ky afat nuk është i mjaftueshëm, pasi në këtë periudhë është e vështirë gjetja sipas tyre e banesave me qira.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit përveç 51 viktimave, shkaktoi plagosjen e mbi 700 personave si dhe shembi qindra banesa. Vetëm në Thumanë humbën jetën 24.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi