Ndryshon ligji për ushqimin, rioganizohet bordi i AKU

Ministria e Bujqësisë ka nisur konsultimet me grupet e interesit për ndryshimet në ligjin “Për ushqimin”.

Zv/ministrja Ermira Gjeci ka pritur përfaqësues nga disa prej shoqatave kryesore të prodhuesëve dhe industrisë përpunuese në vend. Ata u njohën me ndryshimet kryesore të ligjit të cilat konsistojnë në përmirësimin e disa dispozitave të paqarta në ligjin aktual, nisur edhe nga problemet e dala gjatë zbatimit të tij.

Këto ndryshime konsistojnë në qartësimin e kompetencave mes ministrisë dhe AKU-së në lidhje me programimin dhe implementimin e analizës së riskut. Së dyti, në rregullimin e dispozitave në lidhje me import-eksportet, duke u fokusuar në dokumentacionin shoqërues dhe kontrollin që kryhet në pikat e kontrollit kufitar.

Së treti, riorganizon bordin e AKU-së, duke i dhënë pavarësi dhe një rol aktiv me kompetencave të qarta.

“Këto janë ndryshime të cilat kanë të bejnë me pjesën e riskut, vlerësim, manaxhim dhe komunikim. Ka ndërthurje me ligjin e veterinarisë, të cilin e kemi nëpër duar dhe atë për rishikim dhe në ligjin e veterinarisë parashikohet që AKU-ja fillon kontrollin nga ferma dhe deri në tavolinë, prandaj duke ndërthurur ligjin e vetrinarisë me ligjin e sigurisë ushqimore, janë riparë dhe kompetencat e AKU-së.

Së dyti janë riformuluar dhe përmirësuar dispozitat në lidhje me dokumentacionin që shoqëron ngarkesat e produkteve ushqimore që importohen apo eksportohen nga Republika e Shqipërisë. Në ligjin aktual nuk mbulohen produktet me origjinë jo-shtazore dhe janë të paqarta kërkesat për produktet me origjinë shtazore. Këto janë rregulluar me projekt ligj. Gjithashtu kontrolli në pikat e inspektimit kufitar është jo i plotë, në projekt ligj janë përcaktuar dispozitat të cilat përaftojnë legjislacionin tonë me atë të BE, me praktikat e kontrollit në PIK”, është shprehur zv/ministrja./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi