Ndryshon kreu i Albpetrolit. Ikën Endri Puka, emërohet Kastriot Bejtaj

Këshilli Mbikëqyrës i kompansisë shtetërore të nxjerrjes së naftës, “Albpetrol”, ka miratuar ndryshimin e administratorit.

Inxhinieri Kastriot Bejtaj, i cili mbante postin e drejtorit Teknik në “Albpetrol”, është emëruar administratori i ri i shoqërisë, ndërsa drejtuesi i deritanishëm Endri Puka është larguar, për t’u angazhuar në një tjetër detyrë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga vet kompania, ndryshimi është bërë në kuadër të ristrukturimit.

Përpara se të merrte drejtimin e “Albpetrol” me ardhjen e Qeverisë “Rama” në vitin 2013, Endri Puka ka qenë administrator dhe jurist i kompanive të ish-deputetit socialist, Koço Kokëdhima.

Ai e mbajti detyrën në “Albpetrol” edhe pas largimit të Koço Kokëdhimës nga Partia Socialiste.

Ndërkohë, administratori i ri Kastriot Bejtaj do të jetë pjesë e grupit ndërministror për ristrukturimin e “Albpetrol”-it, si dhe do të udhëheqë të gjithë procesin e ristrukturimit të kompanisë, thuhet në njoftimin për shtyp./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi