13.5 C
Tirana

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shkodrës, ikën zv.drejtori Lorenc Meta, ja kush e zëvendëson

Më datë:

Policia Vendore e Shkodrës ka pësuar disa ndryshime në radhët e saj në rang drejtuesish. Në këtë mënyrë zëvendës drejtori i policisë vendore të Shkodrës Lorenc Meta nuk do të jetë më në këtë post.

Drejtuesit e lartë të policisë kanë vendosur që Lorenc Metën ta transferojnë në drejtorinë e përgjithshme në pozicion tjetër si specialist.

Lorenc Meta shërbeu për një periudhë të gjatë në Shkodër si numri dy i policisë por tashmë do të duhet që të mbajë një post tjetër.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ky transferim i Lorenc Metës lidhet edhe me një sërë ngjarjes të ndodhura kohët e fundit në Shkodër.

Ndërkohë në vend të tij drejtuesit e policisë si zëvendës drejtor të policisë vendore të Shkodrës kanë emëruar Kujtim Gjokën i cili më përpara ka qenë në policinë vendore të Lezhës dhe tashmë është emëruar si drejtues i lartë në policinë e Shkodrës.

Pak kohë më parë ka pasur ndryshime edhe për komisariatin e policisë teksa është larguar si shef komisariati Ilir Dedja duke emëruar në atë pozicion Paulin Çupin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...