11.5 C
Tirana

Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën e Durrësit dhe Golemit

Më datë:

Policia vijon kontrollet për nivelin ezhurmave në zonat turistike. Kësaj here janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike të Durrësit dhe të Golemit, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës.

Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar disa takime informuese me persona fizikë, të cilët në veprimtaritë e tyre gjenerojnë zhurma nga muzika, kryesisht në zonat turistike.

Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

“Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar disa takime informuese me persona fizikë, të cilët në veprimtaritë e tyre gjenerojnë zhurma nga muzika, kryesisht në zonat turistike. Ka nisur gjithashtu zbatimi i detyrave të parashikuara në Planin e Masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror. Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Kavajë, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren. Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike të Durrësit dhe të Golemit, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar. Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00”, njofton Policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...