8.5 C
Tirana

Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Më datë:

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia në Maliq, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre.

Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Arat e Sulës”, mbi fshatin Leminot. Sipas hetimeve paraprake, shtetasi G. A., banues në fshatin Pirg, ka ndezur zjarr për hapjen e kullotave të reja, por për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Policia e Maliqit e arrestoi 26-vjeçarin në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, pasi do të përballen me pasojat ligjore. Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm apo veprimtari të paligjshme në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe reagimin e menjëhershëm”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Arrestohet 53-vjeçari në Tiranë, kapet duke shitur kanabis një të mituri”

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap...

“Lamallari: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë 15 miliardë lekë, pjesa më e madhe shkon për burgjet”

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka folur këtë të...

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

Mëngjesin e  sotëm është mbajtur mbledhja e qeverisë ku...

Braçe kritika për deficitin buxhetor: Investimet publike duhet të jenë tre herë më shumë

Në komisionin e Ekonomisë u diskutua për deficitin dhe...