Ndezën zjarr qëllimisht, procedohen penalisht 3 persona

Policia ka zbardhur 3 raste të zjarrvënies të qëllimshme dhe ka nisur hetimet për 3 persona.

Në Dibër, u procedua penalisht 54-vjeçari i identifikuar me inicialet H. A., banues në Bulqizë. Ai ka ndezuar zjarr në fshatin Vajkal dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë proceduan penalisht shtetasin I. I., 49 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ai ka ndezur zjarr në lagjen Zgure, në Kodër Luce, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Specialistët në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht 53-vjeçarin e identifikuar si A. Rr., pasi në fshatin Cfir, ka ndezur zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi