Ndërron jetë në moshën 60-vjeçare aktori i njohur

Aktori i njohur Lance Reddick ka vdekur në moshën 61-vjeçare. Ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Studio City. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat.

Lance ishte në një turne dhe ishte planifikuar të shfaqej në një talk show të njohur javën e ardhshme.

Ai u shfaq për herë të fundit në mediat sociale të mërkurën në mëngjes, kur ndau një video nga shtëpia e tij duke shijuar kohën me qentë e tij. Shumë ishin të befasuar pse aktori nuk ishte në premierën e filmit “John wick 4”, në të cilin ai punoi.

Lance Reddick është më i njohur për publikun e gjerë për rolet e tij në serialet “The wire”, “Lost”, “Bosch” dhe “Fringe”.

Përveç televizionit, ai ka realizuar role të dukshme në filma nga seriali John Wick dhe filmi i suksesshëm Godzilla vs Kong.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi