Ndërron jetë në moshën 43-vjeçare aktori i njohur, arriti suksesin me rolin e Black Panther

Aktori i njohur amerikan Chadwick Boseman, është ndarë nga jeta në moshën 43 vjeçare pas përballjes me sëmundjen e kancerit.

Boseman ishte i njohur për rolet e tij si Jackie Robinson dhe James Brown, para se të arrijë një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij në rolin e Black Panther, si pjesë e filmave të kompanisë kinematografike Marvel.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ai ka ndërruar jetë të premten në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, pranë familjes së tij.

Boseman ishte diagnostikuar 4 vite më parë me kancer të kolonit në zorrën e trashë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi