Pas një pune operative, njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
Në stacionin e autobusëve në Prishtine është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar – Prishtinë të një kompanie.
Pas kontrollit detal të bagazhit dhe në pjesë të ndryshme te autobusit është gjetur mall për të cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia.
Malli i sekuestruar është si me poshtë:
Tekstil origjina Serbi
Material higjenik origjina Serbi
Nargile origjina Turqi
I gjithë malli është sekuestruar dhe ndaj të dyshuarve ka filluar procedura kundërvajtëse.