Ndalohen 9 kamionë me Coca-Cola në Merdare, dogana tregon arsyet

Nëntë kamionë me pije të brendit ndërkombëtar “Coca Cola”, janë ndaluar në Merdare që nga data 23 nëntor.

Të njëjtit nuk arritën deri në destinacionin e tyre kryesor, ngase në dokumentacionin e tyre nuk u shkruan “Republika e Kosovës”, shkruan lajmi.net.

Sipas raportimit të Radio Televizionit Serb, kamionët nuk janë lejuar të kalojnë pa i ndryshuar dokumentet ose pa paguar taksën prej 100 për qind.

E në lidhje me këtë, për ka folur zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se ndalimi i kamionëve që bartnin këto pije, është bërë me një arsye.

“Nëse ka ndodhur ndalimi, ka ndodhur për një arsye. Ka mundur të jetë për shkak që ato nuk e kanë dokumentacionin në rregull dhe natyrisht që ndalohen”, ka thënë Stavileci per lajmi.net.

Kujtojmë, se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe, përjashton nga kjo pagesë shtesë brendet ndërkombëtare.

Pikërisht për vendimin e Qeverisë, katër kryetarët e komunave me shumicë serbe, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë dhënë sot dorëheqje nga postet e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi