Ndalimi i migrimit legal hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave

Është hapur sot fushata vetëdijësuese “Mos hesht! Ndihmo Luftimin e Trafikimit me Njerëz”, me rastin e ditës së BE-së kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Në këtë takim mori pjesë edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili bëri të ditur se trafikimi i qenieve njerëzore rrezikon Bashkimin e Europian dhe vendin tonë, duke shtuar më tutje se angazhimi ynë në këtë dukuri ka bërë që të jemi në rrugën e drejtë të liberalizimit të vizave.

“Trafikimi me qenie njerëzore lëkund themelet e BE-së që po e rrezikon Bashkimin Europian por edhe vendet tona. Policët kufitar po bëjnë trajnime në BE dhe kështu duke mbrojtur kufijtë e Kosovës mbrojnë edhe vendet e BE-së. Ne kemi shënuar sukses të madh në këtë rrafshë si hapi i parë që ka qenë që qytetarët e kanë kuptuar se nuk ka të ardhme si emigrant.  Angazhimi ynë ka marrë komente pozitive gjë që ka hapur rrugën e drejtë për liberlizim të vizave për Kosovën, por me këtë nuk do të kënaqemi kjo do të vazhdoj edhe me tejë për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore”, theksoi presidenti Thaçi.

Me teje, Thaçi i bëri thirrje qytetarëve dhe te gjitha institucioneve të Kosovës që të marrinë pjesë në këtë luftë kundër trafikimit të qenies njerëzore.

“Shteti i Kosovës është produkt me vlera dhe parime të të drejtave të njeriut. Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet, shoqërinë civile që të bëhen pjesë e kësaj lufte dhe e fitores së luftimit të kësaj dukurie”, u shpreh Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi