Ndahet nga jeta në moshën 106-vjeçare aktori më i vjetër i Hollywood-it, luajti dhjetëra role

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Norman Lloyd, është ndarë nga jeta në moshën 106-vjeçare. Djali i Lloyd, Michael Lloyd, tha se i ati vdiq të martën në shtëpinë e tij në lagjen Brentwood të Los Angeles.

Karriera e tij daton që në dramat më të hershme amerikane, si ajo e vitit 1939, “On the Streets of New York”, deri tek projektet e shekullit të 21, si “Modern Family” dhe “The Practice.

Në vitin 2015, ai u shfaq në komedinë e Amy Schumer, “Trainwreck”.

Roli i tij më i famshëm është ai në filmin e vitit 1942, “Saboteur”, drejtuar nga Hitchcock, i cili gjithashtu e përfshiu Lloyd edhe në thrillerin klasik të vitit 1945, “Spellbound”.

Role të tjera të tij përfshijnë filma si: “The Southerner” të Jean Renoir, “Limelight” të Charlie Chaplin, “Society Poets Dead” me Robin Williams, “In Her Shoes” me Cameron Diaz dhe “Gangs of New York” me Daniel Day-Lewis.

Gjithashtu, jo më pak të njohur janë edhe filmat: “Star Trek: The Next Generation,” “Murder, She Wrote,” “The Paper Chase,” “Quincy M.E.,” “Kojak”, “The Practice”, si dhe shumë të tjerë.

Në vitin 2014, në shenjë njohjeje të 82 viteve të tij në showbiz, e duke arritur moshën 100-vjeçare, Këshilli i Qytetit i Los Anxhelos shpalli që ditëlindja e Lloyd, më 8 nëntor, do të nderohej si “Dita e Norman Lloyd”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi