Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh”, Gjovalin Lazri

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare profesori i violonçelit (drejtuesi i degës së muzikës për dy dekada në Liceun Artistik “Jordan Misja” Gjovalin Lazri “Mjeshtër i Madh”.

I lindur në Shkodër, kreu shkollën artistike “Jordan Misja”, për violonçel. E më pas vazhdoi studimet e larta në Pragë, në Akademinë e Muzëikës dhe Arteve

(1959 – 1961​). Për t’u rikthyer në Tiranë në vitin 1962, si student në konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Për katër degada ka punuar si pedagog në shkollën “Jordan Misja” në Tiranë.

Ka përgatitur kuadro të shumtë violonçelistë që sot janë solistë, pedagogë dhe pjesëmarrës në orkestrat kryesore të vendit dhe ndërkombëtare edhe ka qenë zv.drejtor artistik i shkollës së mesme artistike “Jordan Misja”, Tiranë (duke përfshirë edhe shkollën koreografike).

Por ka qenë edhe udhëheqës artistik i shkollës, duke drejtuar denjësisht aktivitete të shumta dhe cilësore: si Koncerte brenda shkollës; Konkurse në rang kombëtar; Takime kombëtare ndërmjet shkollave artistike të vendit; Koncertet e Majit; Koncerte me rastin e të gjitha festave kombëtare; Takime dhe festivale ndërkombëtare (Ballkan dhe Europë).

Ka qenë kryetar i përhershëm i Qendrës së Kualifikimit të kuadrit artistik për shkollat muzikore të vendit në të gjitha kategoritë dhe specialitetet e profilit artistik (20 vjet).

Ka qenë kryetar i “Bërthamës Shkencore Metodike” ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës në dobi të kualifikimit metodik dhe profesional të kuadrit të shkollave artistike të vendit (10 vjet)

Nga vitet ’60-2000 ka pasuar disa ​debutime si violonçelist solist; pjesëmarrës në orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit, Filarmoninë e Tiranës, dhe orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar.

Është aktivizuar rregullisht në shtypin e kohës dhe i ftuar në emisione në Radio Televizionin Shqiptar si njohës i pedagogjisë muzikore, si dhe për diskutime e opinione për figura të shquara të artit tonë kombëtar.

Homazhet zhvillohen në Home ALBA 2000 nga ora 10.00 – 13.00 nga ku përcillet për në varrezat e Sharrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi