Ndahet nga jeta ish-presidenti Bujar Nishani

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është ndarë sot nga jeta, në moshën 55-vjeçare.

Prej disa ditësh ai ndodhej i shtruar në një spital në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Nishani, 2 javë para se të nisej drejt Gjermanisë, u trajtua në kushte shtëpie, dhe më pas iu shfaqën komplikacione post-Covid.

Ish-kreu i shtetit shqiptar u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por me kërkesë të të birit (student mjekësie në Gjermani) ai u dërgua aty për të qenë nën survejimin e mjekëve gjermanë.

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka konfirmuar vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani. Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook” Paloka shkruan se pak më parë u konfirmua lajmi i vdekjes së Nishanit.

MESAZHI I PALOKËS
Nje lajm i hidhur ka pak qe u konfirmua; Bujar Nishani, ish-President i Republikes, minister dhe funksionar ne disa poste te rendesishme te PD ne vite, ka nderruar jete!
Nje fatkeqesi per familjen dhe per gjithe demokratet.
Respekti yne per gjitheshka dha per PD dhe per vendin, do e shoqeroje kurdohere!

A9e97ad1 6bcf 433b 99ee 450a75d75ebe
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi