NATO thirrje Rusisë ta kthejë Krimenë në kuadër të Ukrainës

Aleanca Veriatlantike (NATO) ka bërë të ditur se nuk e njeh aneksimin rus të Krimesë dhe i bëri thirrje Moskës që qeverisjen në Krime t’ia kthejë Ukrainës.

Këshilli Veriatlantik, i cili mblodhi përfaqësuesit e të gjitha 19 anëtareve të NATO-s, shpalosi një njoftim me shkrim në të cilin theksoi se Federata Ruse para pesë viteve përdori forcë kundër Ukrainës dhe ilegalisht aneksoi Krimenë.

“Kjo ngjarje kërcënoi sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës dhe rendin juridik ndërkombëtar, ndërsa është shprehur edhe në sigurinë e rajonit euro-atlantik”, theksohet në njoftimin.

Duke përsëritur dënimin më të ashpër për aneksimin rus të Krimesë, NATO u bëri thrrje autoriteteve ruse që ta kthejë Krimenë në kuadër të Ukrainës.

NATO po ashtu shprehu shqetësimin për shkak të shkeljes së të drejtave të tatarëve dhe i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund kësaj praktike të papranueshme.

“I pamundur është normalizimi i marrëdhënieve derisa Federata Ruse nuk u përmbahet të drejtave dhe detyrimeve ndërkombëtare”, porositi Këshilli Veriatlantik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi