NATO: Rusia urgjentisht të lirojë anijet dhe marinarët ukrainas

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Atlantikut të Veriut (NATO), Jens Stoltenberg përsëriti thirrjen ndaj autoriteteve ruse për të liruar anijet dhe marinarët e kapur të Ukrainës.

Në prag të fillimit të takimit dy ditorë të shefave të diplomacisë të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari i organizatës Stoltenberg iu drejtua gazetarëve në Bruksel dhe e akuzoi Rusinë për provokimin e një destabilizimi të ri në rajon.

Ai tha se temat kryesore në takimin ministror do të jenë tensionet në marrëdhëniet ruso-ukrainase, marrëveshja bërthamore ruso-amerikane dhe situata në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Afganistan dhe Ballkanin Perëndimor.

Duke rikujtuar sulmin e fundit të forcave ruse dhe kapjen e anijes së bashku me ekuipazhin e marinës ukrainase në Detin Azov, Stoltenberg tha se kjo ishte një shembull i qartë i përpjekjeve për destabilizimin e rajonit.

“NATO i bën thirrje Rusisë që urgjentisht të lirojë anijet dhe marinarët ukrainas”, tha Stoltenberg.

Ai i bëri thirrje Rusisë të respektojë marrëveshjen bërthamore të INF-së dhe shprehu shqetësim rreth zhvillimit të sistemeve raketore me rreze të mesme nga ana e Rusisë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Plane për shpronësim në zonën ekonomike në Malishevë, me çmim 7 mijë fish më shtrenjtë se ishte blerë

Shpronësimet për zonën ekonomike të Malishevës u kanë kushtuar me hetim disa zyrtarëve të ish-qeverisjes së Ramush Haradinajt. KOHA ka mësuar nga burime brenda Prokurorisë...

Basha: Shqipëria e konkurrencës së ndershme, vizioni i PD-së

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, fill pas përfundimit të protestës së biznesit të vogël, kryetari i PD-së, Lulzim Basha shpalos vizionin dhe vullnetin e...

Kualifikimi ndaj Tottenham mbush arkat e Juventusit

Të mërkurën në stadiumin “Wembley”, Juventus ia doli që të fitojë kualifikimin në raundin tjetër, pavarësisht vështirësive ndaj një rivali të fortë si Tottenham,...

Së fundi

Lajmet dt:29/10/2020

https://youtu.be/uQFI3pi_XL4 DRITA TV LAJME LAJMET 29 10 2020 #Drita tv #lajme #edicion# informativ #YouTube Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me...

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të tretë u rrit me 59% nga...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë të publikuar lidhur me sulmin e...