18.5 C
Tirana

“Na fyeu”, PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

Më datë:

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla nga punimet e Kuvendit për një periudhë 10-ditore.

Sipas PD-së, gjatë seancës parlamentare të 6 nëntorit, Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Në seancën e datës 06.11.2025, në shkelje të plotë të etikës dhe gjuhës parlamentare, gjatë diskutimit të tij në foltoren e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërkohë që fliste për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, ndërmori një sulm me fyerje dhe gjuhë joparlamentare drejtuar deputetëve të opozitës. Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë ‘lehni’, ‘rraca e këtyre’, ‘ta tregoj unë ty’, ‘gënjeshtar’, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore…”, thuhet në shkresën e firmosur nga deputetët e grupit parlamentar të PD-së.

Demokratët theksojnë se kjo sjellje është e përsëritur dhe e pandëshkuar, duke e cilësuar si të papranueshme fyerjen dhe kërcënimin ndaj deputetëve të opozitës. Si provë, ata referojnë regjistrimet zyrtare të seancës të publikuara në faqen e Kuvendit dhe në rrjetet sociale.

PD po ashtu kërkon mbledhjen e Sekretariatit për shqyrtimin e kërkesës dhe marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...