Mustafa u shuan “shpresat” të vetëshpallurve: LDK nuk ka kandidat për kryetar

Kryetari i LDK- së, Isa Mustafa ka reaguar përmes një postimi në FB, ku “thumbon” kandidatët e vetëshpallur, duke thënë se është vetë partia që i shpall kandidatët për kryetar dhe deri me tani nuk ka asnjë emër.

Postimi i tij i plotë:

Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë.

Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshmë dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të sukseshme në nëndegë dhe në degë. Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kyetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së. Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.
Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi