Mustafa më në fund i shkruan disa fjalë për Demaçin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka zgjedhur Facebookun si të vetmen mënyrë për ta shprehur “dhimbjen” për veprimtarin shqiptar Adem Demaçin, partia e së cilit injorojë cermoninë e varrimit të tij.

Postimi i plotë i tij:

Lamtumirë Baca Adem!
Kontributi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Adem Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë.
Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare.
Në këto çaste më bien ndër mend fjalët e Presidentit Rugova i cili thoshte se: “Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh”.
Andaj, Baca Adem, u prehsh i qetë në dheun e Kosovës së lirë, për të cilën sakrifikove aq shumë! IM

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi