Murrizi nuk dorëzon mandatin. Ende nuk ka firmosur edhe deputetja Rudina Hajdari

Lulzim Basha e dorëzoi personalisht në Kuvend zarfin me firmat e deputetëve, të cilët lanë zyrtarisht mandatin, por nuk preferoi të japë detaje për deputetët të cilët nuk iu bindën.

Në zarfin që mbante në dorë kryedemokrati mungoi emri i deputetit të Beratit, Myslym Murrizi, i cili konfirmoi se nuk ka ndërmend ta lërë mandatin. Në listën e demokratëve mungoi edhe firma e Rudina Hajdarit, e cila prej ditësh ndodhet në Amerikë. Vajza e ish-liderit të dhjetorit ka lënë pezull një përgjigje nëse do ndjekë apo jo kolegët në hapin ekstrem.

Jashtë vendit ndodhen edhe Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka. Republikani në Asamblenë Parlamentare të OSBE në Vjenë, drejt së cilës do të niset të premten edhe kryedemokrati Basha, ndërsa demokristiani Nard Ndoka në Bruksel. Dy aleatët historikë të Bashës pritet të firmosin me të mbërritur në Tiranë.

Nga radhët e LSI-së i vetmi i cili nuk iu bind vendimit të partisë ishte Lefter Koka, të cilit Monika Kryemadhi nuk ia kurseu reagimin: “Kush deputet kërkon të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës, le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi