Është shtyrë edhe sot në gjykatën e krimeve të rënda, seanca gjyqësore në ngarkim Emiljano Shullazit e bandës dhe anëtarët e bandës së tij.
Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se shkak për shtyrjenpër të disatën herë të gjyqit u bë mungesa e avokatëve të caktuar kryesisht nga gjykata.
Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Eltela Tema, Arben Vrioni dhe Albana Boksi caktuan datën 26 korrik, si datë për mbajtjen e seancës së radhës.
Gjatë seancës i pandehuri Gilmando Dani, kundërshtoi caktimin e gjyqtarit Arben Vrioni, dhe kërkoi përjashtimin e tij me pretendimin se ka konflikt interesi pasi ka gjykuar Vollgën në Apelin e Durrësit.