9.5 C
Tirana

Mund të ngrejë sende 260 herë më të rënda se vetja, prezantohet roboti-tentakulë

Më datë:

Një robot-tentakulë i fuqishëm është krijuar për të ndihmuar me punët e përditshme dhe mund të ngrejë rreth 260 herë më shumë sesa pesha e vet. Kjo pajisje mund të kapë vezë, luleshtrydhe dhe të mbledhë letra.

Mund të ngrejë sende 260 herë më të rënda se vetja, prezantohet roboti- tentakulë - Tv Klan

Roboti përdor lëvizjen 2D dhe është frymëzuar nga tentakulat e oktapodit, hunda e elefantit dhe bishti i kalit të detit. Ai duket si një objekt i lakuar dhe mund të vetërrotullohet në 360 gradë.

Mund të ngrejë sende 260 herë më të rënda se vetja, prezantohet roboti- tentakulë - Tv Klan

‘Tentakula’ funksionon me shpejtësi të ndryshme dhe i kap objektet automatikisht. Gjithashtu është  përshtatur që të lëvizë dhe punojë pa vështirësi në hapësirat e mbyllura.

‘Tentakula’ e tij mund të bashkëveprojë me dronët duke ngritur objekte dhe transportuar ato diku tjetër.

Mund të ngrejë sende 260 herë më të rënda se vetja, prezantohet  roboti-tentakulë - Tv Klan

Disa tentakula mund të ngrenë objekte më të rënda si kutitë duke e lidhur me një pajisje me një pajisje me ‘krah’ të zgjatur.

Maja e tij e hollë mund të kapë edhe milingona e madje t’i vendosë diku pa i shtypur. Roboti është krijuar nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...