Muharrem Salihu: Albin Kurti të përfshijë shqiptarët e Medvegjës në dialogun e Kosovës me Serbinë

Drejtuesi i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi, Muharrem Salihu, shprehet se Albin Kurti duhet që të përfshijë shqiptarët e Medvegjës në dialogun e Kosovës me Serbinë.

Salihu shprehet se Kurti duhet ta bëjë këtë gjë, pasi shqiptarët në Luginë po “zhduken” prej politikës serbe.

Postimi i Muharrem Salihu:

Kryeministri Albin Kurti, ka mundësi që sesionin e ri të dialogut me Serbinë, në qershor ta bëjë vërtet „ fillimin e dialogut të ardhshëm.„ Jo thjesht metaforikisht, por dhe përmbajtësisht.  Dhe për këtë duhet të përfshijë në dialog fatin e shqiptarëve të Republikës së Serbisë, me theks ata të Medvegjës, të cilët po zhduken falë politikës perverse të pasivizimit të adresave.

Siç është bërë e ditur në axhendën e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, do të përfshihet mes të tjerash çështja e të zhvendosurve në konfliktin e vitit 1999.

Kjo temë, kjo çështje, është thelbësisht e lidhur me fatin e bashkëvendasve të mi të komunave shqiptare në Serbi, me dhjetra mijë që  janë vendosur në Kosovë. Ata kanë zgjedhur të jetojnë në Kosovë, jo me dëshirë, por të detyruar nga klima e represionit, e spastrimit etnik mbi ta, në kushtet kur Serbia e Milosheviqit humbi luftën.  Ata kanë braktisur trojet amtare, duke u vendosur fare afër trojeve, me shpresën e rikthimit, mirpo Kosova praktikisht i ka braktisur pa kurrfarë dinjiteti njerëzor dhe kombëtar.

Kosova nuk i  ka trajtuar si refugjatë lufte, status të cilin e kanë serbët e Kosovës,të vendosur në territorin e Serbisë duke përfituar kësisoj mbështetje prej Bashkimit Europian.

Kosova nuk i ka dhënë deri vonë as lejen e qendrimit në territorin e saj, bashkëpatriotëve tanë të Serbisë, veprim që i ka penguar të integrohen plotësisht në jetën ekonomike, politike, etj të shtetit kosovar.

Kosova nuk i ka bërë pjesë as të dialogut me Serbinë, ose nuk ka arritur të imponojë përfshirjen e tyre si temë në dialog. Kjo gjë duket në tekstin e marrëveshjes së Brukselit, ku flitet vetëm e vetëm për serbët e Kosovës.

Në këto kushte, duke shpresuar në Qasjen e re për Reciprocitet dhe energjinë e re të Qeverisë Kurti krijuar nga mbështetja masive popullore,  ne shqiptarët e Serbisë bëjmë thirrje:

Fati ynë duhet patjetër të trajtohet sipas parimit të reciprocitetit përkundrejt Republikës së Serbisë. Reciprociteti ekonomik dhe financiar është vështirë të imponohet në kushtet e hapjes së tregjeve, por reciprociteti i minoriteteve është i mundshëm.

Nëse zotëri Kurti thotë se do të dialogojë me  qytetarët serbë të saj dhe Serbia duhet të dialogojë me qytetarët shqiptarë të saj.

Kjo qasje e re, e mbështetur në konceptin e reciprocitetit, do të mundësonte vërtet jo thjesht metaforikisht, që dialogu i qershorit, të ishte fillimi i një dialogu të ri midis Kosovës dhe Serbisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi