Mubarak dhe Morsi ballafaqohen për herë të parë në gjykatë

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak u paraqit në gjykatë të mërkurën për të dëshmuar në rigjykimin e pasardhësit të tij Mohamed Morsi në lidhje me akuzat për një arratisje masive nga burgu.

Një filmim i transmetuar nga mediat lokale tregon Mubarakun duke ecur me paterica në gjykatë, së bashku me dy djemtë e tij pranë.

Kjo është hera e parë që Mubarak dhe Morsi përballen me njëri-tjetrin, që nga kryengritja popullore që rrëzoi ish-autokratin në vitin 2011 pas tre dekadash në pushtet.

Morsi u zgjodh president në 2012, një vit pas përmbysjes së Mubarakut.

Ai, megjithatë, u rrëzua nga ushtria në një grusht shteti në vitin 2013 pasi shërbeu vetëm një vit në pushtet.

Që nga përmbysja e Morsit, autoritetet egjiptiane kanë nisur një fushatë përndjekëse ndaj disidentëve, duke vrarë qindra mbështetës të tij dhe duke dërguar mijëra njerëz prapa grilave për nxitje të dhunës.

Morsi më herët është dënuar me dënim me vdekje në rastin e “arratisjeve nga burgu”, por gjykata e apelit e kishte prishur vendimin dhe kishte vendosur që rasti të vihet në rigjykim.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi