MSH publikon listën, këta persona mund ta marrin sot dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi që ka publikuar, ka ftuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që sot të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara.

MSh thotë se qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.

Emrat e personve që duhet të shkojnë për vaksinim sot mund t’i gjeni KËTU.

Ndërkaq, IKSHPK njoftoi se dje (13 qershor) është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe janë regjistruar edhe shtatë persona të infektuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se këtë javë do të fillojë imunizimi masiv i qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi