12.5 C
Tirana

Mrekulli Në Një Filxhan Çaji – Mollë e Kanellë Për Të Ngrohur Shpirtin

Më datë:

Çaji është një pije e shijshme dhe e pazëvëndësueshme, sidomos në këtë mot të ftohtë virozash.

Çaji përdoret jo vetëm për të luftuar gripin, por edhe për të humbur në peshë apo për të qetësuar muskujt

Përveç cajit të malit apo çajit jeshil që mund të përgatiten vetë në shtëpi dhe ofrojnë shumë vlera shëndetsore, ka çajra të tjerë që përcjellin shije dhe shëndet të mirë.

Një prej tyre është çaji me mollë dhe kanellë, një pije e shijshme dhe ndjellëse në aromë.

Receta e mëposhtme mund të përgatitet në 15 minuta.

Çaji me mollë dhe kanellë i bërë në shtëpi, është një variant më cilësor dhe më i shëndetshëm në krahasim me alternativat që ofrohen nëpër restorante ose bare.

Ndonëse receta e mëposhtme kërkon feta të thata molle, ju mund të përdorni edhe mollë të freskëta.

Përbërësit

300 gramë feta të thara molle ose të freskëta

2 shkopinj kanelle

4 fara karafili

1 litër ujë

Mjaltë ose sheqer

Udhëzimet

Vendosini fetët e mollës, kanellën, karafilin dhe ujin në një tenxhere.

Lërini të marrin një valë dhe më pas uleni temperaturën dhe ziejini së bashku për 15 minuta.

Gjatë këtyre minutave, shtëpia juaj do të marrë një aromë të këndshme, të ëmbël dhe ndjellëse.

Pas 15 minutave, hiqeni enën nga zjarri.

Lëngun kullojeni me një kullesë dhe në të shtoni mjaltë.

Servireni në gota dhe shoqërojeni me një copë kek ose pijeni veçmas.

Vlerat e Çajit Me Mollë dhe Kanellë

Çaji me mollë dhe kanellë është i rekomandueshëm gjatë stinës së ftohtë dhe jo vetëm.

Ai ka aftësi të stabilizojë nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolin.

Mollët në veçanti ndihmojnë në transportimin e oksigjenit në të gjithë organizmit sepse përmbajnë shumë vitaminë B-6.

Kanella shumëfishon rolin e kësaj vitamine nëpërmjet antioksidantëve dhe ndihmon në ushqimin qelizor.

Mollët dhe kanella përmbajnë fibër dietike e cila parandalon konstipacionin dhe mbrojnë kundër kancerit të zorrës së trashë.

Nëpërmjet përmirësimit të lëvizjes së zorrëve, sistemi tretës është më pak i ekspozuar ndaj toksinave.

Çaji me mollë dhe kanellë rekomandohet edhe për ata që kryejnë aktivitet të ngjeshur fizik.

Pirja e rregullt e këtij çaji ushqen muskujt dhe largon dhimbjet si pasojë e sforcimit fizik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Synimi unë nuk është të japim lëmoshë”, Bardhi i përgjigjet ministres: Mbani ato që keni premtuar.

Gazment Bardhi replikon në Kuvend me ministren e Shëndetësisë,...

Berisha sulmon edhe Presidentin: Si u vu Haram Begaj? Me pronat e ushtrisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministrat, gjatë një komunikimi...

Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Dronët rusë dëmtojnë furnizimin me energji elektrike në Ukrainën perëndimore

Rusia ka sulmuar sërish objektet e furnizimit me energji...